Site icon Telegrafi

Bunjaku nuk ndalet, shënon përsëri (Video)

Albert Bunjaku është kthyer në protagonist edhe këtë javë te St. Gallen, duke shënuar golin e parë sot në mbrëmje në fitoren 2-0 kundër Grasshopersit.

Sulmuesi kosovar shënoi pas 14 minutash, ndërsa St. Galleni mbeti me 10 lojtarë 3 minuta më pas, por gjithsesi shënoi sërish në fundin e pjesës së parë dhe rezistoi mirë deri në fund.

Bunjaku u zëvendësua në minutën e 88-të, ndërsa përballë tij ishin mbrojtësi kosovar Alban Pnishi e sulmuesi Shani Tarashaj, nga fillimi.

Gjithashtu, për Grasshopersin u aktivizuan në pjesën e dytë edhe mesfushori Mërgim Brahimi, i cili zëvendësoi pas 58 minutash Pnishin, dhe sulmuesi Floria Kamberi, i futur në lojë në minutën e 68-të.

Humbja ka pasoja të rënda për Grasshopersin, që ka zbritur në vendin e tretë tashmë, ndërkohë që vendi i dytë shkon në Ligën e Kampionëve.

https://www.youtube.com/watch?v=DlgEqxi1Z28

Exit mobile version