Përfaqësuesja e Kosovës humbi 2-0 ndeshjen e katërt eliminatore ndaj Turqisë.
Por djelmoshat tanë kanë zhvilluar një ndeshje jashtëzakonisht të mirë pasi ata ishin përgatitur mjaftë nga trajneri Albert Bunjaku.
Kritikat më të mëdha janë bërë në drejtim të trajnerit i cili nuk e kreu asnjë zëvendësim edhe pse Kosova po humbiste 2-0.
Por loja e mirë e futbollistëve tanë duket se e ka kënaqur Bunjakun i cili nuk mendoi të bënte ndryshime.
Të njëjtën gjë si Bunjaku në humbje e kishte bërë edhe trajneri i Bayern Municht, Jup Heynckes.
Ishte gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Bayern Munich, ku bavarezët po humbisnin me rezultat 2-1.
Heynckes nuk bëri asnjë ndryshim në formacion gjatë 90 minutave lojë, ndërsa një të tillë e bëri vetëm pasi kishte filluar loja shtesë.
Duket se mos ndryshimi në formacion nuk është diçka risi, pasi po atë ditë që luajti Kosova të njëjtën gjë e bëri edhe Litenshtajni ndaj Italisë duke mos aktivizuar asnjë futbollist nga banka rezervë.
Kujtojmë që Kosova në këtë takim kishte mungesa të mëdha dhe fondi në bankën rezervë i futbollistëve nuk ishte aq i madh.
Loret Sadiku, Hekuran Kryeziu, Sinan Bytyqi, Bersant Celina, Valmir Sylejmani, Albert Bunjaku e Ilir Berisha ishin mungesat e mëdha të Kosovës gjë që bëri që trajneri Albert Bunjaku mos të ketë shumë alternativa në bankën rezervë. /Telegrafi/