Telegrafi

Bunjaku, MVP i xhiros së dytë në basketboll

basketbolli.com

Golden Eagle Ylli ka fituar përballjen me Bashkimin me rezultat 91:77, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Një nga lojtarët më të merituar të therandasve në këtë fitore ishte Valon Bunjaku – thuhet në faqen e FBK-së.

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ndaj Bashkimit shënoi 22 pikë, kishte pesë kërcime, 13 asistime dhe tre topa të vjedhur, me një efektshmëri 31, duke qenë basketbollisti më i mirë i kësaj ndeshje, por edhe xhiros së dytë në basketboll.

Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës disa herë edhe edicionin e kaluar ishte zgjedhur Lojtari Më i Mirë i Javës dhe top-shënuesit e Javës.

Valoni është edhe anëtar i rregullt në Përfaqësuesen e Kosovës, që në muajin nëntor do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën në ndeshjet që do të zhvillohen në Bratislavë.