Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku e ka nisur si titullar sfidën me Baselin.
Skuadra e Bunjakut ka humbur me rezultat 4-2 edhe pse ishte duke udhëhequr 2-1 në pjesën e parë.
Anëtari i skuadrës zvicerane St Gallen e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa ishte asistues tek goli i dytë i skuadrës së tij.
Gjilanasi luajti në këtë sfidë për 72 minuta për tu zëvendësuar më pas nga Kardeniz.
Tek Baseli në lojë u inkuadrua Naser Aliji në minutën e 90-të por që arriti të asistoi në golin e katërt i cili u shënua nga Renato Steffen. /Telegrafi/