Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka dalë me renditjen e kampionateve.
Kësisoj kampionati gjerman, Bundesliga ka bërë edhe një shkëputje para Ligës Premier.
Në pozitën e parë bindshëm gjendet La Liga me 101,141 pikë të grumbulluara.
Bundesliga ndodhet në pozitën e dytë me 78,641 pikë të grumbulluara duke lënë Ligën Premier në pozitën e tretë me 73,535 pikë.
Serie A është afruar dukshëm ndaj Ligës Premier dhe tani ndodhet në pozitën e katërt me 70,998 pikë.
Ndërkohë në pozitën e pestë mbetet Ligue 1 me 54 mijë pikë.
Në top 10 kampionatet më të mira në Evropë ndodhen edhe ai i Rusisë, Portugalisë, Ukrainës, Belgjikës dhe Turqisë. /Telegrafi/