Kryesuesi i Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e territorit, Shpejtim Bulliqi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka treguar për buxhetin që i ka ndarë Qeveria e Kosovës, komisionit që ai udhëheq.
Bulliqi ka thënë se nga 49 mijë e 40 euro buxhet, ai së bashku me dhjetë anëtarët e tjerë të komisionit kanë shpenzuar vetëm 18 për qind të këtij buxheti.
“Qeveria ka ndarë 49 mijë e 40 euro. 8 mijë e 998 euro janë shpenzuar nga tërë këto mjete d.m.th 18% e tyre, dhe këtë shumë shpenzimesh e ka rritur vizita që e kemi bërë në Slloveni dhe Kroaci”, tha Bulliqi.
“300 euro ka qenë pagesa e anëtarëve të komisionit me përjashtim të kryesuesit të komisionit”, tha Bulliqi.
Ai shtoi se ky buxhet nuk ka qenë buxhet për Shpejtim Bulliqin the komisionin e tij, por për Komisionin shtetëror për shënjim të kufirit. /Telegrafi/