Gjeografi Shpejtim Bulliqi, që është dhe deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur sërish për demarkacionin me Malin e Zi.
“Çështja e demarkacionit nuk mund të kaloëj drejtpërsëdrejti në Kuvend pa kaluar në komisionet parlamentare, gjë qe ende nuk ka ndodhur. Tek pastaj mund të futet si pikë e rendit të ditës. Ka dilema shume të mëdha te një numër i madh i deputeteve tek opozita e edhe brenda pozitës – LDK-ja edhe PDK-ja. Ne jemi të pakënaqur me punën e komisionit për demarkacion për shkak qe nuk ka marrë parasysh krejt faktet që tregojnë për vijën kufitare me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës ka pasur kohë të mjaftueshme që të merret dhe ta qartësojë këtë problematikë. Pse nuk e ka bërë një gjë të tillë unë nuk e di dhe nuk jam kompetent ta them. Ndërsa, për liberalizim kemi këto dy kushte: luftimi i korrupsionit dhe demarkacionin. E çuditshme është qe askush nuk flet për luftimin e korrupsionit, mirëpo e gjithë vëmendja është drejtuar tek demarkacioni”, ka thënë ai.