Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se kanë nisur procedurat e tenderimit për ndërtimin e Pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë.
Bulliqi thotë se “Me përmbylljen e kësaj faze, pritet që puna në terren të nisë brenda pak javësh, duke e bërë këtë projekt një realitet për qytetarët e Podujevës”.
“Një investim i rëndësishëm për sportin dhe rekreacionin në komunën tonë. Na priftë e mbara”, shkroi Bulliqi në Facebook./Telegrafi/