Site icon Telegrafi

Bulliqi: Nga kufiri administrativ kemi kaluar në kufi kadastral (Video)

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka thënë në RTV Dukagjini se nga kufiri administrativ kanë kaluar në kufirin kadastral.

“Kemi analizuar aspektin e të drejtës ndërkombëtare dhe atë kushtetuese të punës së ish komisionit, analizën e aspektit kadastral dhe hartografik dhe analizën e kontrollit efektiv”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka shtuar se kontrolli efektiv është elementi parësor që t’iu tregojmë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se vija kufitare e mëhershme në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka ndryshuar.

“Nga një kufi administrativ i dikurshëm është kthyer në kufi kadastral. Si pasojë e këtij ndryshimi ne e kemi këtë humbje të territorit”, shtoi Bulliqi. /Telegrafi/

Exit mobile version