Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i është përgjigjur kryeministrit të vendit, njëherësh shefit të tij në parti, Isa Mustafës, që ka thënë se askush nuk e ka bindur me argumente se Kosova humb territor nga demarkacioni me Malin e Zi.
Bulliqi ka thënë se ka një vit që po ofrojnë fakte jo vetëm për institucionet e Kosovës, por edhe për opinionin publik për humbje të territorit të Kosovës në raport me Malin e Zi.
“Çuditërisht vetëm kryeministri z. Mustafa nuk po e kupton apo nuk po do ta kuptojë. Dua që të sqaroj ju dhe opinionin publik se asnjëherë kryeministri nuk më ka pyetur mua e as kolegun tim se cila është ajo sipërfaqe që po humbë, sepse e din mirë që ne kemi fakte dhe i kishim ofruar qindra raste lehtë të kuptueshme dhe atë nga viti 1945 deri me 31 dhjetor 1988. Kjo që deklarohet s’ka koment”, ka thënë ai.