Site icon Telegrafi

Bulliqi kërkon tryezë për Demarkacionin, Veseli premton shumë shpejt debat

Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli që të organizojë një takim në mes komisionit shtetëror për demarkacion dhe ekspertëve.

Sipas tij me këtë takim do të analizohet të gjitha faktet e deritanishme dhe të gjendet një zgjidhje për demarkacionin me Mal të Zi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se shumë shpejt çështja e demarkacionit do të vijë në Kuvend ndërsa sa I përket tryezës tha se është I gatshëm ta organizojë këtë vetëm duhet bërë kërkesë zyrtare.

Sipas tij Kuvendi dhe deputetët deri më tani nuk kanë marrë asnjë material në lidhje me demarkacionin sepse Qeveria nuk ka arritur ta bëjë këtë.

Veseli tha se sapo ta marrin materialin do të organizohet debati jo vetëm me ekspertë por edhe me shoqërinë civile./Telegrafi/

Exit mobile version