Telegrafi

Bulliqi tregon për gjendjen në Podujevë e lumenjve pas reshjeve të shiut

Reshjet e pandërprera të shiut që kanë rënë që nga e premta në Podujevë, kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjve dhe qarkullimin në komunikacion.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se për të përcjellë nga afër gjendjen ka vizituar fshatrat Batllavë, Gerdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc.

Lexo po ashtu Shiu krijon “liqe” në magjistralen Podujevë-Prishtinë, rrezikohen pjesëmarrësit në komunikacion

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se situata është e menaxhueshme.

“ Ndërsa, si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, ka shkruar Bulliqi. /Telegrafi/