Shpejtim Bulliqi, Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe profesori i gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, tha se faktet që i kanë prezantuar janë bërë nga institucione kredibile. Ai shtoi se faktet janë në anën e tyre, për të dëshmuar edhe më tutje që Komisioni shtetëror ka gabuar.
‘’Kemi për obligim, edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës e edhe si profesionist i kësaj fush,e që t’i furnizojmë të tjerët me këto fakte të reja të freskëta, të cilat nuk i kemi bërë si individë. Derisa kemi këto fakte, atëherë flitet krejt diçka tjetër nga ajo që Komisioni i demarkacionit e ka nxjerr. Plot një vit ne e kemi kontestuar mënyrën e këtij Komisioni. Do vazhdojmë të dëshmojmë, derisa dikush të dalë dhe të na thotë që është gabim”, u shpreh Bulliqi për Klan Kosova.