Site icon Telegrafi

Bulliqi dorëzon aplikimin në KQZ, thotë se është i bindur se do të jetë kryetar i Podujevës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), aplikimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 15 mars.

Bulliqi me këtë rast tha se pret fitore në këto zgjedhje për të formuar një qeverisje funksionale. Derisa kërkoj nga parti tjera politike që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Pas një procesi të brendshëm në parti me kërkesën e tyre vendosa ta dorëzoj kandidaturën time për kryetar të Podujevës. Presim të bëjmë një qeverisje funksionale në gjitha fushat në interes të qytetarëve. Besoj që ato janë vendime tjera të subjekteve politike. Shpresoj që duhet të marrin pjesë, sidoqoftë ne do t’i hyjmë kësaj gare që do t’i fitojmë zgjedhjet pasi plotësojmë gjitha parametrat”, tha ai, raporton EO.

Sot është dita e fundit për dorëzimin e aplikimit nga subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 15 marsit.

Lexo po ashtu PDK nominon Naim Fetahun për kryetar të Podujevës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar një ditë më herët se kandidati i saj për kryetar të Podujevës është Nexhmi Rudari, kurse Partia Demokratike e Kosovës do të garojë më Naim Fetahun.

KQZ-ja gjatë ditës ka bërë të ditur se ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe që i përkasin komunës së Podujevës.

Pra, të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse mund të aplikojnë për t’u regjistruar votues përmes postës. Sipas KQZ-së ky afat përfundon më 23 shkurt.

Podujeva shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi ish-kreu i kësaj komune, Agim Aliu u zgjodh ministër i Punëve të Brendshme.

Exit mobile version