Site icon Telegrafi

Bullgaria, Rumania dhe Kroacia nisin planet për përdorimin e Euro-së

Bullgaria, Rumania dhe Kroacia, tre shtetet më të varfra të Bashkimit Evropian, tani kanë marrë miratimin e Eurozonës, pas përpjekjesh të gjata për të përmbushur kushtet e nevojshme, për të përdorur monedhën e përbashkët euro.

Rasti më i fundit është Rumania, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi, e cila tha javën e kaluar se do të paraqesë strategjinë e saj deri në fund të vitit, duke rindezur kështu një ide që u mbyll në vitin 2015. Kjo nismë, bashkohet me Bullgarinë dhe Kroacinë, me qëllim kërkimin e një rrugë për t’u bashkuar me Eurozonën.

Ekspertët shkruajnë se kjo mund të ndihmojë vendet e Ballkanit të qëndrojnë pranë Bashkimit Evropian, meqë lindin pyetje për mënyrën se si do të shpërndahen më vonë fondet e rëndësishme të zhvillimit.

Planet e tre vendeve bien në kontrast me shtetet më të pasura të Evropës Lindore ish-komuniste. Ndërsa, Sllovenia, Sllovakia dhe vendet Baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë përdorin të gjithë Euro si monedhë të përbashkët. Përvoja e Greqisë se çfarë mund të ndodhë kur politika monetare e pavarur nuk funksiononte më, nuk ka ndihmuar. Por, kur për anëtarët më pak të pasur të BE-së, fondet e zhvillimit mund të jenë të nevojshme për vitet që vijnë, atëherë përdorimi i euros do t’i ndihmojë të kapërcejnë hendekun e pasurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version