Telegrafi

Bullgaria rrit shpresat për furnizim me gaz nga Rusia

Presidenti bullgar, Rumen Radev, e quajti furnizimin me gaz nga Rusia të rëndësishëm jo vetëm për vendin, por edhe për të gjithë Bashkimin Evropian.

Bullgaria pret që mundësia për furnizimin me gaz nga Rusia përmes Detit të Zi do të rishqyrtohet.

Ai e cilësoi të gjithë procesin e furnizimeve me energji të rëndësishëm si për Sofjen edhe për të gjithë Bashkimin Evropian dhe tha se Rusia ka qenë gjithmonë partneri strategjik i Bullgarisë në sektorin e energjisë, si furnizues i gazit natyror, i naftës si edhe një prej ndihmësve kryesorë në modernizimin e kapaciteteve të energjisë bërthamore të këtij vendi, përcjell Telegrafi.

Takimi i javës shihet si një hap përpara në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy vendeve, duke kujtuar këtu se më 1 dhjetor të vitit 2014, gjatë vizitës në Anakara, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të braktiste projektin e gazsjellësit “South Stream”, i cili do të vendosej përgjatë Detit të Zi në Bullgari me qëllim furnizimin me gaz në vendet e Evropës Jugore dhe Qendrore. /Telegrafi/