Site icon Telegrafi

Bullgaria rrit praninë e saj në Kosovë – dërgon kontingjent prej 100 trupash në misionin e NATO-s

Bullgaria pritet të forcojë praninë e trupave të saja në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Ajo po përgatitet të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtrave për t’u bashkuar me forcën e NATO-s në Kosovë.

Kështu ka raportuar Radio Bullgaria, duke shtuar se dislokimi shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për ruajtën e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Sot në Yambol do të mbahet ceremonia e dërgimit të një kontingjenti ushtarak prej rreth 100 ushtarësh, të cilët do të kryejnë detyra për Forcën Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Ceremonia do të zhvillohet në orën 10:30 në sheshin qendror përballë ndërtesës së bashkisë. Kontingjenti ka përfunduar stërvitjen në Batalionin e 42-të të Mekanizuar, Yambol dhe zyrtarisht është shpallur “gati luftarake” nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë që do të mbahet so do të marrin pjesë zëvendës-shefi i mbrojtjes, gjenerallejtënant Mikhail Popov dhe komandanti i forcave tokësore, gjeneralmajor Dejan Deshkov./Telegrafi/

Exit mobile version