Site icon Telegrafi

Bullgaria propozon Orce Kamçevin për konsull nderi të saj në Maqedoni

Maqedonasi më i pasur sipas listës së revistës “Forbs”, Orce Kamçe është propozuar nga Bullgaria që të jetë konsull i nderit në Maqedoni.

Mediat Maqedonase raportojnë se Ambasada e Bullgarisë ka dërguar një shkresë verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), përmes së cilës kërkon që Kamçev të emërohet në këtë pozitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas mediave, zyra e konsullatës do të jetë në qytetin e Shtipit, ndërsa Kamçev me këtë rast fiton edhe imunitet diplomatik.

MPJ-ja e Maqedonisë e ka konfirmuar shkresën e Bullgarisë, duke shtuar se pas kësaj, duhet të kryhen procedurat e parapara ligjore që Maqedonia të merr një vendim për këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version