Popullsia e Bullgarisë bie për 50.000 banorë në vit, dhe 110.000 njerëz vdesin çdo vit, tha Elica Dimitrova, një eksperte e demografisë, raporton BTV.
Ajo deklaroi se Bullgaria është një nga vendet që kanë një problem serioz demografik.
Në vitin aktual, 60.000 fëmijë priten më pak të linden në nivel kombëtar, që paraqet rekord të ri demografik për Bullgarinë, transmeton KosovaPress.
Në periudhën nga 1 janari deri më 1 dhjetor 2017, 58 mijë fëmijë janë lindur dhe në vitin 2018 janë lindur 53.533 fëmijë.
Vidin është një nga qytetet bullgare me tregues alarmues demografikë. Në vitin 2017 kishte 572 foshnje të porsalindura, ndërsa në vitin 2018 ky numër ra në 330, transmeton KosovaPress.