Site icon Telegrafi

Bullgaria mesazh për eurointegrimet: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Në Bullgari është rikthyer sërish në diskutim çështja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zëvendëspresidentja Iliana Lotova ka kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, pasi kjo e fundit do ta ketë të vështirë përparimin në këtë proces për shkak të refuzimit për të njohur pakicën bullgare.

“Bullgaria nuk ka asnjë pretendim ndaj Shqipërisë”, deklaroi zyrtarja e lartë bullgare, duke shtuar Tirana duhet të vijojë procesin e ndarë nga Shkupi. Për dy vite me radhë Shqipëria u bllokua në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian për shkak të vetos që Bullgaria vendosi ndaj Maqedonisë së Veriut. Dy shtet kanë çështje të hapura të identitetit, gjuhës dhe historisë. Së fundmi është ashpërsuar edhe retorika, edhe pse kishte shenja se gjithçka do të shkojë mirë.

Osmani e Vuçiq në të njëjtin rresht te inaugurimi i Milatoviqit, Vela zbul…
Nga ana tjetër, në Shkup po tentohet të krijohet shumicë prej 80 votash për ndryshimet kushtetuese, pasi kërkesa kryesore e Sofjes është që, edhe bullgarët të jenë pjesë kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, njëjtë me pakicat tjera që përmenden në Kushtetutë. (koha.mk)

Exit mobile version