Site icon Telegrafi

“Bullgaria kyçet në çështjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit”

Bullgaria është bashkuar me mosmarrëveshjen 25-vjeçare të emrit të Maqedonisë, midis Athinës dhe Shkupit, me arsyetimin se çështja ndikon gjithashtu në Sofje, shkruan “Washington Post”.

Gazeta kujton se Maqedonia dhe Greqia kanë vazhduar përpjekjet e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin, si dhe detajet rreth saj.

“Washington Post” citon presidentin bullgar Rumen Radev i cili tha të premten se zgjidhja e kontestit me Athinën nuk duhet të përmbajë “treguesit gjeografike që lidhen me territorin e Bullgarisë,” duke shtuar se Radev ka dhënë shpjegime të detajuara të pozitës së tyre.

Gazeta me ndikim shton se territori historik i Republikës së Maqedonisë përfshin pjesë që sot i përkasin Greqisë dhe Bullgarisë./Telegrafi/

Exit mobile version