Ministri Bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angelov kritikoi AstraZeneca për dështim në shpërndarjen e vaksinave.
Bullgaria gjithashtu ka kërkuar shpërndarjen e menjëhershme të 52,800 dozave, por e cila gjë do të bëhet më 1 mars, me mesazhin se kjo kompani farmaceutike i ka grabitur shpresën popullit bullgar.
Me një ton të mprehtë, Angelov shkroi se dështimi i AstraZeneca për të ofruar vaksinat e rëna dakord “kompromenton fushatën e vaksinimit masiv që Bullgaria nisi javën e kaluar”, njoftoi reuters.
Shumë bullgarë nxituan të merrnin vaksina të shtunën, duke rritur numrin e qytetarëve të imunizuar, por shpejt mbetën pa doza të AstraZeneca.
Kompania britaniko-suedeze i njoftoi Bashkimit Evropian se do të zvogëlojë dërgesat me 60 për qind për shkak të problemeve të prodhimit.
Sipas skemës së BE-së, Bullgaria ka porositur 4.5 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat janë planifikuar të mbërrijnë në shtatë muajt e ardhshëm. 450 mijë doza duhej të mbërrinin në shkurt, por do të dorëzohen 117 mijë sosh më 1 mars.
Dorëzimi i 142,400 dozave, i konfirmuar më 15 shkurt, tani është zhvendosur në 1 mars dhe është ulur me dy të tretat, tha Angelov. /Telegrafi/