Site icon Telegrafi

Bullgaria heq aeroplanët rusë, kërkon F-16 amerikan

Sofja zyrtare është në pritje të ofertës së SHBA-së për blerjen e tetë aeroplanëve të ri luftarakë F-16, me vlerë 1.2 miliard dollarë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar tashmë shitjen e mundshme të avionëve dhe pajisjeve ndihmëse, por në shumën prej 1.67 miliard dollarë.

Ministria bullgare thotë se ky është “kufiri i sipërm” i nivelit të ofertës dhe ata presin një projekt-marrëveshje mbi blerjen e avionëve në dy javët e ardhshme.

Bullgaria po ndryshon flotën e saj të “Mig-29” sovjetikë, e cila sipas agjencisë Reuters, do të jetë furnizimi më i madh me pajisje ushtarake që nga rënia e komunizmit. /kp/

Exit mobile version