Bullgarët fitojnë mezi 4 euro për një orë. Në Dusseldorf sot Instituti Gjerman për Makroekonomi prezantoi rezultatet e studimit për pagat në sektorin privat gjatë vitit të kaluar.
Danimarka udhëheq me paga më të mira, ku punëdhënësit e sektorit privat paguajnë një mesatare prej 43 eurosh në orë. Kjo shumë përfshin sigurimit për punëtorin.
Pas Danimarkës vijnë Belgjika, Suedia dhe Luksemburgu. Gjermania, si vitin e kaluar, ishte e teta në listë rreth 33 euro në orë. Pothuajse në të njëjtën situatë është sektori privat në Austrinë. Për një orë pune mesatarisht në gjithë Bashkimin Evropian paguhen 29 euro.
Interesante këtë vit është se firmat private në Slloveni, e cila u bashkua me BE më 2004, tashmë paguajnë më shumë se kompanitë në Greqi dhe Portugali, që janë anëtarë mbi tri dekada. Në Slloveni çmimi i një ore të punës është mesatarisht 15 euro e 80 centë, përcjell albinfo.ch.
Bullgaria e Rumania figurojnë në fund të listës. Rumania është në vendin e fundit me 5 euro për orë./Telegrafi/