Site icon Telegrafi

Bullgaria drejt monedhës euros

Bullgaria po synon të sigurojë rrugëtimin drejt adaptimit të euros këtë vit, megjithatë zyrtarët kanë bërë të ditur se nuk kanë plane t’i bashkohen unionit bankar të Europës përpara se të zëvendësojnë valutën.

Vendi kërkon të hyjë në mekanizmin e kursit të këmbimit këtë verë, që është sistem para përgatitës në adaptimin e euros.

Ndërkohë që anëtarësimi në unionin bankar përpara euros mund të zbusë shqetësimet mbi transparencën bankare, në një kohë të skandaleve mbi pastrimin e parasë në Europën Lindore, ky opsion nuk po konsiderohet.

“Bullgaria po përpiqet të fitojë akses në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit (ERM-2), që është hapi i parë në anëtarësimin e njëkohshëm në Eurozonë dhe Unionin Bankar”, deklaroi Ministria e Financave.

Ndërkohë që përpjekja e vendit për t’u bërë vendi i 20 anëtar i Eurozonës ka fituar mbështetje nga liderët në Gjermani dhe Francë, Banka Qendrore Europiane i sheh me shqetësim huadhënësit e vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version