Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia falënderoi sot Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, i cili në emër të shtetit të tij, i dhuroi sot MSh-së një sasi të konsideruar të veshjeve trupore për nevoja të profesionistëve shëndetësor.
“Ministri Vitia dhe Ambasadori Gudjev e vlerësuan lart bashkëpunimin midis dy shteteve dhe reagimin me kohë ndaj pandemisë Covid-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve të dy shteteve.
Në këtë rrafsh, Ministri Vitia ka theksuar se partnerët ndërkombëtar kanë ndihmuar Kosovën që të menaxhojë në mënyrë sa më korrekte këtë sfidë të shëndetit publik dhe me sa më pak pasoja”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/