Telegrafi

Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare u dha 72 orë kohë dy diplomatëve rusë për të lënë Bullgarinë.

Kjo ndodhi pasi prokuroria procedoi gjashtë persona për spiunazh në favor të Rusisë.

Ministria deklaroi se informoi ambasadën ruse në Sofje për vendimin pas njoftimit nga prokuroria se dy diplomatë ishin të përfshirë në aferën e spiunimit, raporton euronews.

Personat e përfshirë në skandal thuhet se i dhanë informacione konfidenciale rreth Bullgarisë, NATO-s dhe BE-së, Ambasadës së Rusisë në Bullgari.

Ambasada ruse në Sofje njoftoi sot se dëbimi i dy diplomatëve rusë nga Bullgaria është i pabazuar dhe se Moska do të mbajë të drejtën e saj për t’iu përgjigjur kësaj procedure. /Telegrafi/