Site icon Telegrafi

Bullgaria dëboi kreun e kishës ortodokse ruse dhe priftërinjtë bjellorusë

Bullgaria dëboi kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje së bashku me dy priftërinj bjellorusë, tha sot kryeministri, Nikolai Denkov në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së vendit të tij.

Ata akuzoheshin se kanë vepruar kundër interesave të shtetit bullgar ndërsa Agjencia e Sigurisë Kombëtare (DANS) i ka identifikuar si persona që duhet të dëbohen nga vendi pasi, siç tha Denkov, përmendeshin në një raport sekret.

“Kisha në Sofje do të ndalojë së punuari derisa Kisha Ortodokse Ruse të marrë një vendim për të ardhmen e saj”, tha ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova.

Lexo po ashtu "Synimi i radhës i Putinit mund të jetë Ballkani" - sinjalizuesi tregon se si Kremlini rekruton njerëz nga Serbia, Bullgaria, Maqedonia dhe Bosnja

Asnjë akuzë konkrete nuk është ngritur kundër priftit, njoftoi Mitrofanova përmes ueb-faqes së ambasadës ruse në Sofje.

Marrëdhëniet e tensionuara mes Rusisë dhe Bullgarisë arritën pikën më të ulët në vitin 2022, kur 70 diplomatë rusë dhe punonjës të ambasadës u dëbuan nga vendi nën dyshimin për spiunazh.

Bullgaria, ish-anëtare e Bllokut Lindor, është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe i ka vendosur sanksione Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version