Telegrafi

Bullgari, vritet një gazetare investigative

Policia në Bullgari ka nisur hetimet për vrasjen e reporteres investigative, Viktoria Marinova. Trupi i saj u gjet në një park në qytetin verior Ruse, pranë lumit Danub, gjatë së shtunës.

Ende nuk dihet me saktësi nëse vrasja e saj është e lidhur me punën e 30-vjeçare në kanalin televiziv lokal, TVN, por hetuesit po marrin në shqyrtim si jetën e saj personale, ashtu dhe atë profesionale.

Vrasja e saj ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.

“Të tronditur nga vrasja tmerruese e gazetares investigative, Viktoria Marinova, në Bullgari”, shkroi në “Twitter” përfaqësuesi për lirinë e medias në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), Harlem Desir.

“Bëjmë thirrje urgjente për një hetim të plotë dhe të thellë të vrasjes dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, shtoi më tej ai. /tch/