Dinko Velev, bullgari i njohur për fushatën e tij në kapjen e refugjatëve të cilët ilegalisht kanë hyrë në Bullgari, ka lëshuar një ultimatum njëjavorë për autoritetet e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas gazetës bullgare ”Blic”, Dinko Velev thotë se ”U jap autoriteteve maqedonase saktësisht një javë që ta arrestojnë shtetasin e tyre, Milenko Nedellkovski, për aktin vandal që e ka kryer! Tashmë i kemi kushtuar shumë vëmendje dhe ai forcohet ende më shumë. Secilën ditë lëshon video klipe të reja provokuese për Bullgarinë.”
Velev më herët kërcënoi se do të vijë dhe do t’ia thejë veturën me çekan, Milenko Nedellkovskit, por jo edhe të rrihet me të, pasi që nuk e konsideron si të të njëjtës kategori./Telegrafi/