Telegrafi

Bullgari – Kosovë, UEFA i cakton gjyqtarët e ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e tretë kualifikuese për EURO 2020.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes do të synoj të marrë tre pikëshin e parë edhe pse do të ketë shumë mungesa.

Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Valon Berisha si dhe së fundmi Arbër Zeneli do të jenë mungesat e mëdha të Kosovës.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës do të zhvillohet në kryeqytetin bullgar Sofje.

Ndërkohë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA tanimë i ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes.

Danezi Mads-Kristoffer Kristoffersen do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Dennis W. Rasmussen dhe Victor Skytte. /Telegrafi/