Site icon Telegrafi

Bukuroshja shqiptare pjesë e CNN (Foto)

Një shqiptare në studion e lajmeve të CNN. Kozeta Turishta, shkodrania, spikere në News24, sot i bashkohet një ndërrmarrjeje të madhe mediatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kozeta thotë për BalkanWeb se do të jetë pjesë e studios kryesore të lajmeve në CNN.
“Do të jem në studion kryesore të lajmeve, në zemër të CNN, në Atlanta”.

Kozeta nuk tregoi më shumë rreth vizitës në CNN, por me një status në “Facebook” sqaroi se: “Po lexoj portalet që kanë bërë lajm vizitën time në CNN. Për sqarimin e miqve që më uruan për këtë vizitë, punë nuk kam nisur, por asgjë nuk është e pamundur. Ju dua shumë”. /Telegrafi/

Exit mobile version