Elita Rudi përveç se është moderatore e emisioneve argëtuese, njihet edhe tifoze e basketbollit.
Në fakt, bukuroshja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet përkrah kapitenit të skuadrës prishtinase, Edmond Azemi të cilën do ta ketë mysafirë në Elite Zone, transmeton Telegrafi.
Tifozëve pejan nuk do t’iu pëlqejë ky veprim i Rudit, kur dihet rivaliteti mes Sigal Prishtinës dhe Pejë.
Shto faktin edhe acarimit të marrëdhënieve mes kryetarit të Pejës, Art Gashit dhe atij prishtinas, Blerand Stavilecit, ku ky i fundit nuk kishte pranuar t’ia zgjas dorën udhëheqësit të klubit pejan, e cila gjë kishte bërë që të reagon shumëkush duke cilësuar si gjest josportiv.
Kujtojmë se ndeshja vendimtare, përkatësisht e fundit që vendos për titullin e kampionit mes këtyre dy klube do të zhvillohet nesër (e shtune) në palestrën sportive pejane të Karagaçit.
Vlen të theksohet se bukuroshja kohë më parë ka qenë në lidhej me basketbollistin pejan të Sigal Prishtinës, Dardan Berishën. /Telegrafi/