Modelja dhe aktorja rumune, Madalina Ghenea, ishte ylli i tepihut të kuq të mërkurën mbrëma në Festivalin e Filmit në Venecia.
Për shkak të mungesës së personazheve hollivudiane, mediat italiane raportojnë se ajo arriti të sjellë një nuancë magjepsëse me daljen e saj.
Bukuroshja rumune, e cila është krahasuar me Sophia Loren që në fillimet e karrierës së saj, është shfaqur me të bardha: kishte veshur një fustan me prerje në njërën anë dhe një pelerinë me pupla.
Veshjen e ka shoqëruar me sandale të bardha me taka të hapura dhe për këtë paraqitje ka zgjedhur grimin neutral.
Modelja dhe aktorja mbërriti në Lido me një taksi uji, e shoqëruar nga partneri i saj i ri, tenisti bullgar Grigor Dimitrov.
Edicioni i sivjetshëm i Festivalit të Filmit në Venecia u shënua nga mungesa e yjeve të mëdha të Hollywoodit për shkak të grevës së aktorëve dhe skenaristëve, ndaj nuk pati as edicione magjepsëse në tapetin e kuq.
Ishin mediat italiane ato që vlerësuan Madalinan, pasi solli glamurin në Venecia. Ajo mori pjesë në shfaqjen e filmit “Origin” me regji të Ava DuVernay. /Telegrafi/