Site icon Telegrafi

Bukuroshja e “Fast & Furious”, Gal Gadot, parodizon me Kendall Jenner dhe dhuron një puthje lesbike në emisionin komik (Foto/Video)

Gal Gadot ka marrë lëvdata për parodizimin e të famshmeve Kardashian në emisionin Saturday Night Live.

Aktorja, e cila u bë e njohur me rolin e Gisele Yashar në filmat “Fast and Furious”, e ka portretizuar Kendall Jennerin në një episod të imagjinuar me titull “Kendall’s Model House”.

Gal Gadot në rolin e Kendall Jenner (NBC)

Ngjarja ishte e fokusuar te Kendall, e cila ankohej gjatë bisedës me shoqet e saja modele, Bella dhe Gigi Hadid.

https://www.youtube.com/watch?v=O_Y_OqQHFZQ

“Jam nën presion të madh. Ju jeni shumë më të bukura se unë… prisni, cila jam unë?”, deklaroi ajo gjatë bisedës duke pyetur pastaj Amazon Alexa: “Cila jam unë?”, duke marrë përgjigjen se ajo ishte Kendall.

“Cila jam unë?” (NBC)

“Duhet ta provoj ta puth njërën nga ju dhe ta shoh nëse ndiej…”, ishte deklarata e mëtejme e saj.

Lexo po ashtu Jeta mahnitëse e yllit të “Fast & Furious”: Miss, modele, dy vjet në ushtri, motoçikliste profesioniste, sipërmarrëse dhe aktore e suksesshme (Foto)

Bukuroshja izraelite mori pjesë për herë të parë në një emision të Saturday Night LiveStudio 8H.

31-vjeçarja portretizoi disa role duke përfshirë edhe një luftëtare, të cilës iu afruan dy lesbike (Aidy Bryant dhe Kate McKinnon).

Puthja ndërmjet Gal Gadot dhe Kate McKinnon (NBC)

Pjesë e spektaklit ishte edhe një puthje ndërmjet Gal dhe McKinnon. /Telegrafi/

Exit mobile version