Site icon Telegrafi

Bukuroshja e Botërorit, Ivana Knoll nuk mund të mungonte në spektaklin e Formula 1

(Foto: Instagram/Getty)

Tifozja e njohur kroate, Ivana Knoll, ka nisur të shfaqet në evenimentet e Formula 1, kështu që pas vizitës në Azerbajxhan ka mbërritur në Miami.

Bukuroshja ndoqi garën e të dielës që u zhvillua në kompleksin e stadiumit Hard Rock, ku Max Verstappen i Red Bull Racing mori një fitore mjeshtërore.

Megjithatë, ajo tërhoqi vëmendjen gjatë gjithë fundjavës së garës dhe u shfaq në bokset e disa skuadrave duke përfshirë Alpine, Aston Martin dhe Ferrari.

Ashtu siç pritej, Ivana mori pamje për gjithçka dhe i postoi në Instagram.

Lexo po ashtu Fansja më tërheqëse e Botërorit – Ivana Knoll tregon figurën trupore nga pushimet në Maldive

Kujtojmë që 30-vjeçarja u bë e famshme pasi tërhoqi vëmendjen e fotografëve dhe kameramanëve teksa bënte tifo për përfaqësuesen e Kroacisë në Kampionatin e fundit Botëror në Katar. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

 

 

 

Exit mobile version