Site icon Telegrafi

Bukuroshet shqiptare sjellin disa sugjerime për veshjet gjatë pushimeve verore

(Foto: Instagram/TopChannel)

Të dukeni bukur gjatë pushimeve në plazh nuk mjafton vetëm të keni bikini të bukura, por edhe të keni një mantel ose kimono të bukur sipër gjatë kohës kur jeni në lokal apo në një restorant.

Top Albania Radio shkruan se disa nga yjet e shoubizit shqiptar na tregojnë disa zgjedhje që kanë bërë, të cilat pa diskutim i bëjnë të duken shumë bukur dhe janë sugjerime për t’u konsideruar.

Bora Zemani teksa mban rroba banjo në ngjyrë të zezë, sipër ka një kimono po ashtu të zi që vërtet i shkon shumë. Shoqëruar me një kapelë kashte dhe syze dielli, ky sugjerim i Borës nuk duhet humbur.

(Foto: Instagram/TopChannel)
Lexo po ashtu Bora Zemani merr vëmendje me pozat nga pushimet, në fustan rrjetë e pa grim

Einxhel Shkira ndërkohë ka zgjedhur një këmishë në ngjyrë portokalli dhe një kapelë të bardhë. Duke e kompletuar dukjen me një çantë kashte, Einxhel padyshim që shkëlqen.

(Foto: Instagram/TopChannel)

Nevina Shtylla ka zgjedhur një fustan të shkurtër në ngjyrë të bardhë, teksa mbante edhe një kapelë kashte, dhe padyshim është një zgjedhje për t’u konsideruar.

(Foto: Instagram/TopChannel)

Dojna Mema na ka befasuar me zgjedhjet e saj në veshje gjatë shtatzënisë, teksa edhe kur ka shkuar në plazh dukej vërtet bukur, ndërsa mbante një palë xhinse dhe një xhaketë po ashtu xhins sipër.

(Foto: Instagram/TopChannel)

Bukuroshja Adrola Dushi gjithashtu na ka sjellë një sugjerim për veshje gjatë pushimeve verore në det. Adrola kishte veshur pantallona të shkurtra të çelëta, shoqëruar me një këmishë po ashtu të çelët.

(Foto: Instagram/TopChannel)

Sarah Berisha na ka prezantuar jo pak herë trende dhe sugjerime shumë të vlefshme. Bukuroshja këtë herë kishte një set në ngjyrë të çelët sipër rrobabanjove të gjelbra, duke e kompletuar dukjen me një çantë kashte. /Top Channel/

(Foto: Instagram/TopChannel)

 

Exit mobile version