Kosova ka pësuar humbjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për botërorin Ruisa 2018.
Përfaqësuesja kosovare humbi në stadiumin Antalya Arena kundër Turqisë me rezultat 2-0 në saje të dy golave të pranuar në pjesën e dytë.
Në shkallët e stadiumit ishin të pranishëm edhe disa mijëra tifozë shqiptarë, të cilët krijuan atmosferë fantastike, transmeton Telegrafi.
Disa prej fotografive fansat e te dyja skuadrave u fotografuan duke thënë se Kosova dhe Turqia janë vëllezër.
Ndryshe, Turqia zë pozitën e katërt me pesë pikë të grupit I, ndërsa Kosova renditet e fundit me një pikë. /Telegrafi/