Site icon Telegrafi

Bukuroshet shkëlqejnë në Kanë (Foto)

Dy supermodelet, Karlie Kloss dhe Adriana Lima, kanë shkëlqyer në premierën e fundit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Bukuroshja braziliane, Adriana, tregoi linjat e saj përmes një fustani të bardhë, ndërsa Karlie tërhoqi vëmendjen me një fustan ngjyrë të argjendtë.

Dy bukuroshet tërhoqën vëmendjen e të gjithëve në tepihun e kuq për filmin e fundit të Pedro Almodovar, “Julieta”.

Ato pritet që të enjten të marrin pjesë në “amfAR Cinema Against Aids” që mbahet në kuadër të javës së dytë të festivalit.

“Julieta” tregon storien e një gruaje që pëson krizë nervore pasi vajza e saj adoleshente ikë nga ajo.

Exit mobile version