Ish-futbollisti i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka thënë se nuk do të hante kurrë me Gerard Piquen.
Arbeloa, që në muajin e kaluar e la futbollin, në të kaluarën e ka pasur një grindje publike me Piquen.
Arbeloa edhe pse ka luajtura 56 ndeshje me Spanjën dhe shumicën e tyre në krahë më Piquen, vazhdon të mbajë inat me të.
“Nuk kam ndjenja ndaj tij”.
“Nuk do të shkoja në një darkë me të. Do të shkoja me shokët e mi”.
Arbeloa e la futbollin në moshën 34 vjeçare, ndërsa i është përgjigjur edhe pyetjes se gazetarëve për një mundësi pune te Barcelona.
“Ata nuk do të thërrasin kurrë dhe unë nuk do të shkoja kurrë”, ka thënë Arbeloa. /Telegrafi/