Site icon Telegrafi

Bukë e pjekur me djathë: Racion i lirë dhe i shpejtë, të cilin të gjithë do ta adhurojnë!

Bukë e pjekur me djathë: racion i lirë dhe i shpejtë, të cilin të gjithë do ta adhurojnë!

Ideale për drekë, darkë, zëmër dhe për të gjitha tubimet me miqtë apo me familjarët, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 bukë sipas zgjedhjes,
– 200–300 g djathë të tymosur të prerë në kube,
– 100 g gjalpë të shkrirë,
– 1 thelb të grirë hudhre,
– kripë sa mund të kapësh me gisht,
– 2–3 lugë të vogla majdanoz të grirë.

Përgatitja:

Nxehni furrën në 180 gradë. Pjesën e sipërme të bukës priteni në kube. Përzieni gjalpin me hudhrën dhe majdanozin.

Në “xhepa” të bukës qitni pak gjalpë me erëza dhe qitni kubet e djathit. Pjesën e mbetur të gjalpit qiteni në bukë.

Mbështilleni me folie dhe piqeni 15 minuta, derisa të shkrihet djathi, pastaj nxirreni nga folia dhe piqeni edhe 3 – 5 minuta.

Bukën mund ta përgatitni edhe një ditë më parë, ta ruani n frigorifer apo më gjatë në frigorifer me ngrirje të thellë. Kjo është ideja themelore, ndërsa në “xhepa” të bukës mund të fusni çfarëdo që dëshironi dhe që keni.

Shkon mirë me gornonzolë apo me cilindo djathë të kaltër, ndërsa adhuruesit e mishit mund të fusin edhe ndonjë rreth të vogël suxhuku, mish të peshkut ton, mishit të pulës apo diçka tjetër që ka mbetur nga dreka.

Vegjetarianët le të qesim pak djathë bimorë dhe perimet e preferuara. Mirëpo, mos i kurseni erëzat, sepse ato e bëjnë çdo ushqim më të shijshëm.

Piqeni bukën dhe thirrni mysafirë në këtë darkë vërtet të pasur të gatuar nga vetëm një bukë dhe pak djathë.

Do të kënaqeni me aromat, sepse nuk ka gjë më të bukur se ajo që ofron buka e pjekur në furrë. / Telegrafi/

Exit mobile version