Bukayo Saka është larguar nga kampi i Anglisë para ndeshjeve miqësore kundër Brazilit dhe Belgjikës.
Lojtari nuk ka arritur të stërvitet me Anglinë dhe është thyer në klubin e tij për rehabilitim.
“Bukayo Saka është larguar nga kampi i Anglisë dhe është kthyer në klubin e tij për rehabilitim të vazhdueshëm”.
Bukayo Saka leaves England camp sparking Arsenal fears just 10 days before crunch Man City clashhttps://t.co/KIvwyWWITZ
— Football Reporting (@FootballReportg) March 21, 2024
“Sulmuesi i Arsenalit shkoi në St. George’s Park me një dëmtim dhe nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në stërvitje”, thuhet në komunikatën e federatës angleze.
Mësohet se vendimi për tërheqjen e Sakës nga skuadra është marrë për një masë paraprake dhe jo për një dëmtim të rëndë.
Megjithatë, Arsenali do të jetë i lumtur që një nga lojtarët e tyre kyç të rikuperohet në klub përpara një serie të rëndësishme ndeshjesh. /Telegrafi/