Site icon Telegrafi

Bujqit të vendosur: Do të ketë protesta masive nëse nuk ka subvencione

Bujqit e disa rajoneve në Maqedoni në mbledhjen që e mbajtën në Veles, diskutuat për problemet e tyre dhe kërkuan që urgjentisht të zgjidhet kriza politike që sa më shpejtë të fillojë pagesa e subvencioneve. Një ndër çështjet që vendosën është se do të organizojnë protesta masive nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u tregua qëndrimi se ekziston monopol për një kohë të gjatë, i cili ka rrënuar çmimin e mishit të qengjit dhe pulës, ndërsa kjo fermerët i ka sjellur para kolapsit. Problem tjetër është edhe mospagesa në kohë e subvencioneve, me çka bujqit mund të mbulojnë as harxhimet themelore të prodhimtarisë së tyre./Telegrafi/

Exit mobile version