Qeveria e Maqedonisë miratoi informacionet për dëme nga moti i ligë më 14 qershor në rajonin e Shkupit, Tetovës, Velesit, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Bujqësisë është e obliguar të formojë komisione të cilat pas dorëzimit të kërkesave nga bujqit do ta vërtetojnë shkallën e dëmeve. Afati për dorëzimin e kërkesave është prej 19 deri 30 qershor, ndërsa do të dorëzohen në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë.
Para disa ditësh kishte stuhi të fortë me rënie të breshërit, që shkaktuan dëme në disa vende. Kjo është arsyeja pse qeveria do të bëjë vlerësimin e dëmeve, që gjithashtu të mund të kompensojë realisht./Telegrafi/