Telegrafi

Bujqit përmes porosive SMS do të marrin informata për motin

Gjashtë stacione agrometeorologjike në gjashtë rajone të planifikimit do të vendosen deri në fund të vitit, bëri të ditur sot ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Mihail Cvetkov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij projekti të ri të Ministrisë për bujqësi është që përmes porosive SMS, bujqit të pranojnë informata për kushtet e pritura të motit në rajonin e tyre me rekomandime për trajtim eventual me pesticide.

Siç ka deklaruar ministri Cvetkov në fjalimin e tij gjatë manifestimit „Dita e grurit“, nëse shfrytëzuesit konsiderojnë që projekti është i dobishëm, vitin e ardhshëm do të vendosen edhe 30 stacione plotësuese agrometeorologjike./Telegrafi/