Pagesa e subvencioneve dhe çmimi i misrit, i cili së pari duhet të vendoset me marrëveshje, janë prioritetet e bujqive në periudhën e jashtme. Ata presin bashkëpunim me ministrin e ri të bujqësisë, Ljupço Nikollovski dhe në kohë sa më të shkurtë të ulen për të biseduar dhe siç thonë, të gjejnë zgjidhje për problemet aktuale të bujqive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bujqit thonë se kanë shumë punë për të bërë, por së pari presin të paguhet ndihma nga shteti.
Kryetari i Federatës së Fermerëve në Maqedoni, Nikolla Stamenov, tha se vlerësimet e para janë se për këtë vit Maqedonia do të përmbush 30 deri 40 për qind të nevojave.
Ai theksoi se për problemet e bujqive duhet t’i tregohet ministrit, të njoftohet ai me qëndrimet e bujqive, por edhe të dëgjohet mendimi i tij./Telegrafi/