Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave bën të ditur se do të ndërmerren të gjitha masat e duhura për blerje të papenguar dhe shpërndarje të prodhimeve bujqësore dhe për mbrojtje të prodhimeve vendore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria premton ndërtimin e depove dhe qendrave blerëse-shpërndarëse me kapacitet prej mbi 5000 ton dhe mbështetje të nismave për ndërtimin e frigoriferëve të vegjël me kapacitet prej 500 ton./Telegrafi/