Site icon Telegrafi

Bujqit e Maqedonisë vazhdojnë të presin subvencionet, Ministria nuk premton asgjë

As në këtë javë nuk do të ndodhë pagesa e subvencioneve për bujqit. Ky përfundim vjen pasi që ministri Mihaill Cvetkov nuk garanton pagesën e të njëjtave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se problemi nuk është te ministria që drejton, por duhet pyetur ministri i Financave, Kiril Minoski, se përse nuk është duke ndodhur lëshimi i parave.

Bujqit nuk kanë besim dhe kërcënojnë me bllokim rrugësh. Ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë të dhënë të saktë se kur mund të fillojë pagesa e subvencioneve, që kap një vlerë prej 93 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version