Nga sot e deri më 30 qershor, bujqit duhet të dorëzojnë kërkesë për vlerësimin e dëmeve në sipërfaqet bujqësore të shkaktuara nga të reshurat e shiut të ditëve të fundit, erës së fuqishme, vetëtimat dhe breshëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kërkesa duhet të dorëzohet në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, dhe duhet të përfshijë edhe kopje të dokumenteve personale dhe xhirollogari transaksionale, kopje të dokumentit si dëshmi për shfrytëzim të tokës bujqësore.
Në lidhje me këtë, janë formuar shtatë komisione për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara më 14 qershor. Komisionet do të përgatitin procesverbale, kurse pagesa do të kryhet përmes Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural./Telegrafi/