Telegrafi

Bujqësia në Maqedoni ka shënuar rritje

Të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) tregojnë se bujqësia në Maqedoni është rritur për 5,1%, në çerekun e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar.

Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra thekson se pjesëmarrja e këtij sektori në Bruto Prodhimin Vendor (BPV) është 6,6%, krahasuar me vitin e kaluar, kur kjo pjesëmarrje ishte 1,5%.

Sipas ministrisë, kjo rritje i faturohet rritjes së çmimit të prodhimeve bujqësore, rritjes së eksportit, krijimit të kushteve më të volitshme ekonomike për eksport, kontrollit të importit të mallrave, subvencionet, etj./Telegrafi/